Mourinho: Vetëm Perishiq i mungon United në krye

Futboll

Mourinho: Vetëm Perishiq i mungon United në krye

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 14:20
Trajneri i Mançester United, Jose Mourinho

Trajneri i Mançester United, Jose Mourinho, asgjë nuk i ikën nga rasti.

Sapo ka përfunduar sezoni në Premierë Ligë në të cilën ekipi i tij u rendit i gjashti, portugezi ka bërë një analizë të madhe të skuadrës.

Anglezët shkruajnë se eksperti portugez ka zbuluar të gjitha përparësitë dhe mangësitë e ekipit të vet dhe ka vendosur se çfarë i nevojitet në sezonin e ri që të kthehet në krye.

Pas analizës, drejtuesve iu ka dërguar porosi se i nevojiten edhe tre lojtarë për t’u kthyer në krye. Një tashmë e ka siguruar  - Victor Lindelof nga Benfica.

Me një lojtar tjetër gjithçka është pajtuar - Alvaro Morata nga Real, ndërsa lojtari i tretë nuk është larg nga Old Trafford - Ivan Perishiq nga Interi.

Drejtuesit e United kanë arsye t’i besojnë Mourinho, pasi që sezonet e dyta në klubet tjera ishin më të suksesshme. Në secilin prej klubeve që ka drejtuar ka fituar kampionatin, ndërsa në dy raste fitoi Ligën e Kampionëve më 2004 me Porton dhe më 2010 me Interin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat