Alves: Dybala të largohet nga Juventusi

Futboll

Alves: Dybala të largohet nga Juventusi

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 14:08
Dybala

Futbollisti Paulo Dybala vlerësohet nga futbollistët më të mirë në botë dhe njëherësh ka qenë më i merituari që Juventusi ishte kualifikuar në finalen e madhe të Champions League, si dhe janë kampion në Serie A dhe fitues të Kupës në Itali. Dybala është prej futbollistëve që kërkohet nga skuadrat e mëdha, por me siguri do të mbetet për një kohë të ‘Zonja e Vjetër’. Fjalët e mbrojtësit brazilian të Juventusit do të shkaktojnë polemika te të gjithë tifozët bardhezinj. Këshilla e Dani Alves për Paulo Dybala është të largohet nga Juventusi, në mënyrë që të rritet si lojtar. “Paulo do të japë fryte të mira”, tha anësori brazilian për “Canais Esporte Interativo”. Ai më tutje ka dhënë shpjegime sepse duhet të largohet nga kolektiv me renome:

“Por, unë besoj se një ditë, nuk e di se kur, duhet të shkojë larg nga Juve për ta provuar veten dhe për t’u përmirësuar më tej”. Argjentinasi ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2022 me Juventusin, më 13 prill. Kjo e bën rreth atë mjaft të paguar, 7 milionë euro në sezon, pothuajse sa Gonzalo Higuain, ndërsa tashmë ka një marrëveshje për të drejtat e imazhit. “Ky rinovim është punë e kryer”, pati thënë argjentinasi para disa kohësh. “Por çdo në kohën e duhur. Ne jemi në formë të madhe, shpresoj të argëtohem dhe të fitoj shumë trofe.. Së bashku për një kohë të gjatë, me këtë fanellë”. Kështu që Dybala është alfa dhe omega e skuadrës së Juves. Ai ka qenë në shënjestër të shumë ekipeve të mëdha, si Barcelona, Real Madridi, Mancheter Utd etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat