Flamurtari prezanton Ardit Hoxhaj

Futboll

Flamurtari prezanton Ardit Hoxhaj

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 02:05
Ardit Hoxhaj

Ardit Hoxhaj prezantohet zyrtarisht te Flamurtari. Pas thuajse një jave, kur kishin arritur akordin, palët mbyllën formalisht edhe detajet e kontratës që e rikthen sulmuesin në Vlorë. 22-vjeçari firmosi marrëveshjen dhe pozoi me fanellën kuqezi, me prezantimin e lojtarit që është publikuar edhe në faqen zyrtare të klubit.

Hoxhaj rikthehet te Flamurtari pas tre vjetësh, ku ka luajtur në skuadra të ndryshme të kampionatit shqiptar. Një sezon fantastik te Bylisi në edicionin 2015-2016, me mallakastriotët që nuk e lejuan të transferohej jashtë vendit, pavarësisht ofertave nga Greqia. Verën e kaluar, lojtari u ble nga Skënderbeu, ku për shkak të mungesës së hapësirave u huazua te Korabi. Megjithatë, Flamurtari ka qenë gjithmonë në zemrën e tij. Këmbëngulja e lojtarit që të huazohej në Vlorë nuk u realizua dhe tashmë Ardit Hoxhaj kthehet në shtëpi si lojtar i lirë dhe me kontratë të plot. Sulmuesi është përforcim i i 4 zyrtar i Flamurtarit në merkaton e verës, pas mbrojtësve Ditmar Bicaj e Goran Siljanovski dhe portierit të Kosovës, Adis Nurkoviç.

Flamurtari vijon të plotësojë grupin për sezonin e ri, pavarësisht atmosferës aspak të qetë brenda klubit, për çështjen financiare dhe mbi të gjitha me gjyqin ndaj ish-trajnerit Ernest Gjoka në CAS-in e Lozanës që po afron. Nëse klubi nuk merr masa të menjëhershme, mbetet aktual rreziku i një tjetër viti, ku skuadra rrezikon minimalisht ti hiqen pikë prej borxheve të prapambetura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat