Klubi anglez prezanton fanellat e reja në lartësi prej 36,700 metra mbi tokë

Futboll

Klubi anglez prezanton fanellat e reja në lartësi prej 36,700 metra mbi tokë

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 08:19
Klubi i “ujqërve” ka zgjedhur që prezantimi të mos bëhet me anë të ceremonive të zakonshme, por të bëhet duke e dërguar fanellën në hapësirë me anë të një balone

Skuadra angleze e kategorisë së dytë (Championship) Wolverhampton Wanderers ka bërë sot prezantimin më të rrallë të uniformës së sezonit të ri.

Klubi i “ujqërve” ka zgjedhur që prezantimi të mos bëhet me anë të ceremonive të zakonshme, por të bëhet duke e dërguar fanellën në hapësirë me anë të një balone.

Zakonisht klubi e kishte bërë prezantimin me tre lojtarë.

Balona u ngjit deri në 36,700 metra lartësi nga sipërfaqja e Tokës duke dhuruar pamje spektakolare.

Fanella e zgjedhur ishte ajo ngjyrë ari me të zezë.

Ajo u bë drejtpërdrejtë në YouTube, ku fanella u lansua në stratosferë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat