Zyrtare: Caktohet stadiumi i ndeshjes për Spanjë – Shqipëri

Futboll

Zyrtare: Caktohet stadiumi i ndeshjes për Spanjë – Shqipëri

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 14:40
Spanjë – Shqipëri

“Jose Riko Perez” është një stadium mesatar për standardet e futbollit europian, me një kapacitet prej 30 mijë vendesh dhe shtëpia e skuadrës së Herkules.

Pikërisht ky është opsioni i fundit që prezanton Federata e Futbollit Spanjoll për të zhvilluar ndeshjen eliminatore të botërorit 2018 ndaj Shqipërisë.

Sipas mediave iberike, edhe pse mbetet për tu zyrtarizuar, qyteti i Alikantes ka fituar kuota për të pritur seleksionin iberik në një ndeshje të cilën vendasit e konsiderojnë të lehtë në letër, ndaj kuqezinjve. 90 minutëshi do të zhvillohet në 6 tetor të këtij viti, dy vjet nga ndeshja e fundit e Spanjës në këtë impiant në fitoren 2-0 ndaj Anglisë.

Kjo do të jetë një sfidë vendimtare për fatet e grupit tonë eliminator, për Spanjën që synon kualifikikin direkt dhe Shqipërinë që synon vendin e tretë. Opsion tjetër për ndeshjen elimiantore ishte dhe qyteti autonom i Melijas në Afrikë, nën patronazhin e Spanjës, por mesa duket kjo hipotezë ra poshtë shpejt.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat