Kupa Konfederatave, Rusia e nis me fitore

Futboll

Kupa Konfederatave, Rusia e nis me fitore

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 20:40
Rusi

Rusia e nis me fitore startin e Kupës së Konfederatës. Ka celur siparin e saj, edicioni i 8-të i Kupës së Konfederatës, me takimin hapës mes kombëtares së Rusise vendi organizativ i këtij kompeticioni dhe asaj të Zelandës së Re, i vlefshëm për grupin A.  Ishin vëndasit ata të cilët përpara publikut të tyre nuk zhgënjyen me paraqitjen e bërë, duke fituar me rezultatin 2-0.

Në  minutën e 31 të takimit Rusia, arrin të kalojë në avantazh, falë autogolit të mbrojtësit Michael Boxall. Pavarësisht tentativa për t’iu kundërpërgjigjur, kundërshtarit, Zelandezët nuk ja dolën dot, pasi në të 69, janë sërish vendasit ata   që arrijnë të gjejë fundin e rrjetës, duke dyfishuar rezultatin, me sulmuesin Fedor Smolov. Sëbashku me Rusinë dhe Zelandën e Re, pjesë e grupit A, jane edhe Portugalia me Meksikën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat