Reali humb durimin me CR7: Gjobën 30 mln euro do ta paguash vetë!

Futboll

Reali humb durimin me CR7: Gjobën 30 mln euro do ta paguash vetë!

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 23:22
Cristiano Ronaldo

Real Madrid nuk ka ndërmend të paguajë borxhin, që mund t’i tjekalojë 30 milionë euro dhe që Ronaldo mund të jetë i detyruar ta paguajë nëse do të shpallet fajtor për evazion fiskal. Kjo është ajo që ka bërë të ditur shtypi spanjoll. Në fakt, sipas “Mundo Deportivo”, dëshira e Ronaldo-s për t’u larguar mund të jetë një formë presioni ndaj presidentit Florentino Perez, në mënyrë që ky i fundit të pagojë gjobën e mundshme.

Mbrapa kësaj lëvizjeje duket se qëndron menaxheri i Ronaldo-s, Jorge Mendes. “Klubi nuk do të detyrojë asnjeri të qëndrojë kundër dëshirës”, kanë thënë burime brenda madrilenëve për të përditshmen spanjolle. “Klubi dëshiron që Cristiano të qëndrojë, për arsye sportive dhe publiciteti; ka nevojë për të, por jo më shumë nga sa ka lojtari për klubin, për të vazhduar të fitojë tituj që tërheqin sponsorët”.

Real Madrid ka dalë në mbrojtje të portugezit, duke u shprehur i bindur për pafajësinë e tij, pas akuzave të ngritura nga prokuroria e Madridit. “Por mbështetja jonë ka disa limite”, kanë deklaruar burimet. Edhe sipas “Marca”, Real “nuk do ta mbajë Ronaldo-n”, nëse ky i fundit është i vendosur të largohet, por duke saktësuar se “çmimin do ta fiksojë klubi, jo lojtari”. Me pak fjalë, “çështja Ronaldo” do të jetë telenovela e kësaj vere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat