Memushaj, shfaqen Lille dhe Sion

Futboll

Memushaj, shfaqen Lille dhe Sion

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 12:29
Memushaj

Në Itali Ledian Memushajn e kërkojnë Bologna e Spal ndërsa ai ndihet te Pescara skuadër tek e cila mban edhe shiritin e kapitenit. Por edhe pse klubi abrucez nuk dëshiron ta lëshojë pasi e konsideron një element shumë të rëndësishëm për tu ringjitur në Serinë A, vështirë se mesfushori i kombëtares shqiptare do të vazhdojë të qëndrojë te Pescara, madje madje sëfundmi për të ardhmen e 30-vjecarit nga Vlora kanë dalë në skenë dy klube të tjera, me Memushajn që mund të vazhdojë karrierën jashtë Italisë. Kapiteni i Pescarës pëlqehet në Francë dhe Zvicër. Sipas asaj që raporton Tuttomercattoweb, Lille dhe Sioni kanë shfaqur interes për Memushajn.

Emri më sugjestionues është ai i skuadrës franceze që në këtë sezon do të drejtohet nga trajneri me famë botërore Marcelo Bielsa. Argjentinasi i pëlqen shumë cilësitë e Memushajt dhe nuk do të ishte cudi që kuqeziu ti bashkohej Agim Zekës te Lille, me këtë të fundit që në janarin e kaluar bëri hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Lille nga skuadra franceze. Përpara shumë vitesh te kjo skuadër ka luajtur edhe një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare pikërisht Edvin Murati dhe jo kot Lille është e lidhur ngushtë me shqiparët.

Ndërkohë Memushaj ka përfunduar edhe në radarët e Sionit, aty ku Paolo Tramezzanni, ish ndihmësi i De Biasit i sapoemëruar në krye të ekipit kërkon ta marrë mesfushorin të cilin e njeh shumë mirë në Superligën zvicerane, për të synuar kualfikimin në grupet e Europa League por edhe për të zhvilluar një kampionat pozitiv. Për kartonin e Ledian Memushajt, Pescara kërkon minimalisht, 2 milionë Euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat