Intervistë demagogjike e Albert Bunjakut!

Futboll

Intervistë demagogjike e Albert Bunjakut!

Nga: Ejup Kapiti Më: 19 qershor 2017 Në ora: 15:03
Ejup Kapiti

Pasi dëgjova intervistën pak sa i revoltuar nga mënyra se si mundohej të na hedhë pluhur syve vendosa të shkruaj këtë koment. Në intervistë thotë se ne Kemi vrapuar më shumë se lojtarët e kombëtares turke dhe kemi pas 115 Shqipëria. Nëse llogaritet posedimi i topit del se Turqit kishin 58 për qind, ndërsa Kosova 42 për qind përafërsisht, pra del se kanë bë vrapime të gjata, çka ishte edhe qëllimi i lojtarëve turq, kur ata ishin në posedim të topit. Ndërsa nuk e sqaroj se sa ishte distanca e sprintave dhe se a ka menduar që ata vrapime të shpejta (sprinta)  i ka bërë e tërë Përfaqësuesja apo një lojtarë. Nëse ka menduar i tërë ekipi, atëherë del se çdo lojtarë ka bë nga 10 sprinta. Nëse ka menduar që ata sprinta i ka bërë vetëm një lojtar, del se është rren e kulluar. E tëra me shtyri që të bëj analizën e vetëm një fazë (nga katër) sa ka struktura e lojës.

Faza: Topi në posedim të kundërshtarit. 1. Nuk bëhej lëvizja e zonës në drejtim të lojtarit kundërshtar që ka topin në posedim (edhe nëse lëviznin nuk mbuloheshin hapësirat e zbrazëta). 2. Nuk bëhej presion në lojtarin që kishte topin, mundësisht dublimin. 3.Bënin vrapime të gjata (prej nga del se kanë vrapuar më shumë së turqit. 4. Rrallë gjenin momentin për rrëmbimin e topit kundërshtarit (në posedim të topit vinin më shpesh në saje të gabimeve të kundërshtarit).

5. Mungonte komunikimi (ku të këtë komunikim kur në asnjë lojë nuk kanë luajt të njëjtit lojtar, duke bërë eksperimentime edhe në përfaqësuese kanë defiluar me qindra lojtar). Nuk është Bunjaku që një vit sikur ai don me arsyetuar por qe 8 vite. Përfaqësuesja ka qenë dashtë ta ketë pas "skeletin" të paktën 2 vite para pranimit. 6. Mungonte kompaktësia e reparteve të ekipit. Krijohej Vakum në mes të reparteve të cilat i shfrytëzonin turqit me mjeshtri. Nuk mbuloheshin lojtarët kundërshtar ngushtë, por i linin që të pranojnë topin pa penguar fare. 7. Binin nga loja duke ju mundësuar kundërshtarit që të ketë epërsi numerike në afërsi të topit a duhej të ishte e kundërta. Nuk pengonin pasimet e gjata të lojtarëve kundërshtar dhe kësisoj binin nga Loja ndonjëherë edhe 5 lojtar të përfaqësueses tonë. Krijohej vakumi që e ceka më lart. Turqit kësaj radhe nuk luajtën më sulmues të gjatë si në lojën e parë por me Lojtarë të shpejt dhe më të shkurt sepse skauterat turq e kanë informuar selektorin turk se do të luajnë me mbrojtës të gjatë. Duhej të vepronte të kundërtën A.

Bunjaku. Loja e bazuar me mbrojtje të forcuar kur nuk i përshtatet mentalitetit të lojtarëve të Kosovës. Ta kesh në posedim lojtar sikur Besart Berishën, Milot Rashicën dhe Bernard Berishën e ti lësh në bankë nuk don koment. Nuk e arsyetoj veprimin e Besart Berishës, por edhe A. Bunjaku ka qenë dashtë ta dijë se nga Australia ta ftoj e mos ti jepet rasti sado pak minuta është e rëndë. Sikur të kishte qenë vetë futbollist nuk do të kishte vepruar kësisoj. Atë çka thanë Besart Berisha nuk ka guxuar të del në opinion. Pas një rrëmuje të kritikave kishte qenë mirë që ndokush nga FFK të del me një kumtesë çfarë do qoftë ajo.

Autori është ish – futbollist dhe ish-trajneri i klubit të futbollit Prishtina

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat