Fshehja e tatimit, Ronaldo më 31 korrik në seancë dëgjimore

Futboll

Fshehja e tatimit, Ronaldo më 31 korrik në seancë dëgjimore

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 14:53
Futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo

Futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo do të dalë më 31 korrik në seancë dëgjimore para gjykatës spanjolle për shkak të akuzave për fshehje tatimit, transmetojnë sot mediat spanjolle.

Sipas radios spanjolle Cadena, futbollisti më i mirë i botës do të japë deklaratë në ora 11.00. Ronaldo akuzohet se ka fshehur 14,7 milionë euro, edhe pse vetë portugezi dhe përfaqësuesit e tij thonë se ai është i pafajshëm.

“Ndonjëherë më së miri është që të heshtësh”, ka shkruar javën e kaluar Ronaldo në profilin e tij në Instagram.

Ditëve të fundit në publik është spekuluar se Ronaldo dëshiron ta braktisë Real Madridin për shkak të akuzave se ka fshehur tatimin, ndërsa në mesin e ekipeve të interesuara janë Mançester United dhe Paris Saint Germain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat