Costa te 'Zonja e Vjetër'

Futboll

Costa te 'Zonja e Vjetër'

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 15:31
Costa

Juventus në sezonin e ardhshëm do të ketë në skuadrën e saj edhe Douglas Costan.
Mësohet se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë në fund të marrëveshjes me Bajernin e Mynihut për mesfushorin e avancuar.

Janë plot 40 milionë euro të ofruara nga bardhezionjtë, ndërsa lojtari brenda javës pritet të udhëtojë drejt Torinos.
Sipas burimeve të “Gazzetta dello Sport” Douglas Costa ishte objektivi kryesor në afatin kalimtar nga Massimiliano Allegrit i cili sërish do të synojë suksesin në Europë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat