Xherdan Shaqiri qendra e vëmendjes për Coca-Cola Junior League

Futboll

Xherdan Shaqiri qendra e vëmendjes për Coca-Cola Junior League

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 qershor 2017 Në ora: 15:59
Xherdan Shaqiri

Kush dëshiron ta njohë Shaqirin nga afër, tani është mundësia: Ylli i futbollit do jetë prezent gjatë festivalit të futbollit organizuar nga Coca-Cola, e shtunë 24 qershor, në vendin Allmend Süd të Luzernit. Ai do jap autograme, do stërvis të rinjtë e zgjedhur dhe do jetë i kapshëm për selfie. Mes tjerash do ketë edhe atrakcione tjera si finalja e lojës së Coca-Cola Junior League, shkruan media zvicerane “Blick”.

Futbolli është episodi më i bukur i botës - gjithashtu edhe për Coca-Cola, e cila mbështet prej 2003 FIFA dhe UEFA. Nën patronatin e Coca-Cola janë zbuluar rreth 10’000 talente të futbollit për kategorinë A, B dhe C. 252 klube luajnë 5’500 ndeshje për të marrë pjesë në finalen e Coca-Cola Junior League. Kjo do zhvillohet gjatë 24 dhe 25 qershorit, në kuadër të Festivalit të Futbollit. Organizatorët edhe këtij vit shohin një program tepër të pasur, ku në qendër të vëmendjes patjetër do jetë shqiptari nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, përcjell botasot.info.

Gjithe evenimenti mund të shikohet live nga e shtuna (ora 17.15) në Facebook (@cocacolajuniorleague).

Video me gjithë golat dhe Highlights të finales në ccjl-video-center.com./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat