RB Leipzigut i lejohet pjesëmarrja në Champions

Futboll

RB Leipzigut i lejohet pjesëmarrja në Champions

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 18:45
Gjatë festës në Leipzig

RB Leipzig ka qenë prej befasive më të mëdha në edicionin e fundit në Bundesliga I, e cila zuri vendin e dytë me 67 pikë të mbledhura.  Sipas informacioneve të prestigjiozes ‘Bild’, UEFA ka vendosur të përfshijë vendin e dytë të renditjes së Bundesliga I RB Leipzig në listën e skuadrave që do të marrin pjesë në Champions League. Të premten e kaluar në qendrat drejtuese të UEFA-s në Nyon të Zvicrës, organi qeverisës i futbollit evropian kishte organizuar një takim me dy ekipet, RB Salzburg dhe Leipzig. Sipas rregullores, dy klube me të njëjtin pronar nuk lejohen të marrin pjesë së bashku në Champions League. Por me sa duket dy klubet kanë vërtetuar se janë ndarë. Red Bull do të jetë pronari i vetëm Leipzig, ndërsa do të regjistrohet vetëm si sponsor i Salzburg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat