Kukësi gjobit Albi Allën

Futboll

Kukësi gjobit Albi Allën

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 13:16
Albi Alla

Në konferencën për shtyp, të organizuar nga klubi i Kukësit gjatë prezantimit të mbrojtësit spanjoll, Albert Serran, para mediave foli edhe menaxheri i klubit kampion, Naim Halili.

Ai sqaroi edhe çështjen e mbrojtësit Albi Alla, i cili nuk është rikthyer në stërvitje, duke pretenduar se kontrata e tij ka skaduar me përfundimin e sezonit.

“Jemi të kënaqur që arritëm të zyrtarizonim tri afrime, që do ta forcojnë edhe më shumë skuadrën. Presidenti Gjici na ka porositur për të bërë goditje cilësore, në mënyrë që të përballojmë si duhet Ligën e Kampioneve. Në ditët e ardhshme do të afrojmë edhe dy lojtarë, por gjithsesi do të flasim edhe me trajnerin Gjoka, për të konkretizuar gjërat”, ka thënë fillimisht Halili, për të sqaruar më pas çështjen e Allës.

“Jemi duke e zgjidhur problemin e Allës, presim që lojtari të kthehet në skuadër. Kontrata e ka të përcaktuar qartë”, theksoi menaxheri i Kukësit. Ndërkohë, klubi ka gjobitur Allën me një rrogë për shkak të mosparaqitjes në stërvitje që prej datës 12 qershor. “Lojtari nuk ka njoftuar. Gjobitja e tij bëhet me një rrogë mujore”, citohet në njoftimin që klubi i Kukësit ka bërë për mbrojtësin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat