Osmani: Nuk hyjmë të dorëzuar kundër Norrkoping-ut

Futboll

Osmani: Nuk hyjmë të dorëzuar kundër Norrkoping-ut

Nga: Kemajl Goca Më: 21 qershor 2017 Në ora: 19:11
Përparim Osmani

Në javën e ardhshme përkatësisht me 29 qershor Prishtina do të ballafaqohet me skuadrën nga Suedia, Norrkoping, ndeshje e vlefshme e rrethit të parë të Europa League. Prishtina synon të jetë sa më e përgatitur dhe për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në Norrkoping, me synim për të siguruar një rezultat më të favorshëm për takimin e kthimit. Përparim Osmani, përforcim i ri i Prishtinës, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se përgatitjet shkojnë mirë dhe në fakt është përshtatur me ambientin e ri. Qëllimi i Osmanit është që t’i mbushin bateritë për edicionin e ri sidomos në prag të ndeshjes së garave evropiane. Ai është falënderues Prishtinës për pritjen e mirë që i bënë.

“Ka qenë fillimi shumë i mirë, kam filluar të adaptohem mirë. Andaj, këtë gjë e kanë bërë shumë të lehtë edhe bashkëlojtarët dhe përgjithësi FC Prishtinës i jam falënderues”, ka thënë Osmani. Mbrojtësi me bashkëlojtarë e tij përgatiten me intensitet të shtuar dhe njëkohësisht janë me mendje për sfidën me Norrkoping-un. Përgatitjet...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat