Skënderbeu ka bërë pesë afrime

Futboll

Skënderbeu ka bërë pesë afrime

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 19:14
Liridon Latifi

Skënderbeu nga Korça ka bërë pesë afrime, por vetëm një prej tyre pritet ta nisë si titullar në ndeshjen e parë ndaj Sant Hulias. Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja pritet të lërë shumë lojtarë cilësorë jashtë 11-shes, pikërisht Shkodrën, Ditën apo edhe Takun.

Me Orges Shehin në portë, mbrojtja me shumë mundësi nuk do të ketë ndryshime. Vangjeli dhe Mici do të luajnë nga krahët, ndërsa dyshja Radas-Jashanica në qendër. Para mbrojtjes është i sigurt Tefik Osmani, ndërsa disi më të avancuar pritet që të luajnë Xhejms dhe Lilaj i rikthyer në top formë pas rikuperimit nga dëmtimi.

Në repartin e sulmit, Gavazaj dhe Latifi do të mbështesin të vetmin malazezin Goran Vujoviç. Një rreshtim i tillë do të linte jashtë afrimet e verës, por gjithçka duket e mirëmenduar, pasi Latfiti dhe Xhejmsi pritet të shiten nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat