Banega rikthehet sërish te Sevilla

Futboll

Banega rikthehet sërish te Sevilla

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 05:37
Ever Banega

Ever Banega do të largohet nga Interi, për t'u rikthyer sërish andej nga erdhi, te Sevilla.

Mesfushori argjentinas i dha fund aventurës në serinë A, pas vetëm një sezoni me zikaltërit, ku nuk bindi aspak. 

Banega u transferua te Inter verën e kaluar, si një lojtar i lirë, ndërsa po rikthehet te Sevilla kundrejt vlerës së nëntë milionë eurove. 

Kështu, Banega do të rikthehet sërish te ekipi andaluzian, me të cilin fitoi dy trofe të Europa League, duke pasur një rol prej protagonisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat