Bujar Idrizi, goditja e radhës e Kukësit

Futboll

Bujar Idrizi, goditja e radhës e Kukësit

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 15:27
Bujar Idrizi gjatë prezantimit

Skuadra e Kukësit nuk ndalet në afatin kalimtar të verës. Goditja e radhës, dhe katërta për ekipin verilindor në merkaton e kësaj vere, është Bujar Idrizi. Mbrojtësi është 25-vjeç dhe vjen nga skuadra e Llapit në kampionatin e Kosovës. Mbrojtësi ka qenë lider i ekipit kosovar dhe pjesë e padiskutueshme e formacionit, raporton telesport. Idrizi do të vihet shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka. Gjatë prezantimit, futbollisti në fjalë nënvizoi:

“Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshjen me ekipin e Kukësit. Afrimi me kampionët e Shqipërisë është një hap i madh përpara për mua. E di se ka konkurrencë, por do të mundohem të bëj më të mirën për klubin. Besoj se edhe në Champions do të ecim dhe do ta kalojmë ekipin e Sheriff Tiraspolit. Një përshëndetje edhe për tifozët kuksianë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat