Nuk ndalet Kukësi, 2 goditje të tjera

Futboll

Nuk ndalet Kukësi, 2 goditje të tjera

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 18:30
ilustrim

Kukësi i pangopur në merkato, teksa ka arritur akordin me atë që në kubin verilindor besojnë se do të jetë zbulimi i madh i Kategorisë Superiore dhe njëkohësisht një prej të huajve më cilësorë që kanë zbarkuar në kampionatin shqiptar. Bëhet fjalë për izraelitin Siraj Nassar, një mesfushor me tipare sulmuese, i cili ka luajtur me Hapoel Bnei Sakhin dhe është një futbollist me kualitet të lartë në fazën sulmuese, që godet mjaft mirë portën dhe pritet të bëjë diferencën në kampin e Ernest Gjokës.

Për 27-vjecarin, i cili përfaqësohet nga kompania Interfoot e familjes Rosenthal është arritur tanimë marrëveshja dhe futbollistit i është prerë bileta që këtë të Premte të bashkohet me skuadrën e tij të re në kampin stërvitor në Austri, ku Kukësi do të zhvillojë edhe minifazën përgatitore në përgatitjet për pjesëmarrjen e parë absolute në kualifikueset e Champions League përballë Sherif Tiraspol. Por jo vetëm kaq, kampionët e Shqipërisë kanë arritur të sigurojnë edhe mbrojtësin nga Podujeva, Bujar Idrizi, i cili vjen nga Llapi i kosovës. 25-vjecari ka vendosur të vazhdojë karrierën në futbollin shqiptar për të shfrytëzuar edhe mundësinë e përfitimit të eksperiencës nga pjesëmarrja në Ligën e kampionëve. Në edicionin e kaluar Idrizi ishte një ndër futbollistët më të mirë të Llapit ku zhvilloi 29 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat