Batatina: Llapi do të jetë superfuqi

Futboll

Batatina: Llapi do të jetë superfuqi

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2017 Në ora: 19:23
Batatina me të zeza gjatë një ndeshje

Me gjasë fillimi i muajit korrik do të jetë muaj kur shumica e skuadrave do t’i fillojnë përgatitjet për edicionin e ri në elitën e futbollit. Llapi nga Podujeva ka paralajmëruar se me 1 korrik do të startojë me përgatitjet për kampionatin e ri, por në anën tjetër ka bërë disa përforcime të qëlluara, me synim që edicionin e ri ta presin sa më të fortë. Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është optimistë se do ta ndërtojë një lojë më cilësore se sa në kampionatin paraprak. Finalisti i Kupës së Kosovës ka një armatë të fuqishme të tifozëve, siç janë “Legjendat”.

“Do ju garantojë qytetarëve të Llapit, se skuadra do të jetë edhe më e fuqishme, duke e parë mbështetjen dhe dashurin për skuadrën nga ‘Legjendat’ dhe qytetarët e Llapit, FC ‘Llapi do të jetë superfuqi në Superligë dhe se shpejti pres lojtar cilësor në skuadër”, ka thënë Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”. Cilat janë përforcimet? “Deri me tash jemi përforcuar me Ilir Blakçorin (Gjilani), Benjamin Emini (i rikthyer nga Gjermania), Miran Maksuti e Saladin Mustafi, dy të fundit nga Renova e Maqedonisë, njëri qendërsulmues, ndërsa tjetri portier”, tregon Batatina. Llapjanët kanë caktuar edhe datën e fillimit të përgatitjeve për edicionin e ri. “Përgatitjet do t’i fillojmë me 1 korrik në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, tha trajneri llapjan. A besoni se edicioni i ri do të jetë edhe më cilësor, pasi që shihet se shumë skuadra po përforcohen?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat