Arsenali synon Butland

Futboll

Arsenali synon Butland

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 23:53
Jack Butland

Arsenali ka shprehur interesim për shërbimet e portierit të Stoke City, Jack Butland për të zëvendësuar Petr Cech, shkruan Bleacher Report.

Pasi nuk mund të marrin Jordan Pickford, “topçinjtë” tash “ia kanë vënë syrin” portierit anglez Butland.

Ndjenjat në stadiumin “Emirates” janë që sezoni 2017-18 do të jetë i fundit për Cech në Arsenal dhe skuadra do të vazhdojë të monitorojë Butland nëse ai nuk do të nënshkruajë kontratën këtë verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat