Ferguson nuk dëshironte që Ronaldo të transferohej te Real Madridi

Futboll

Ferguson nuk dëshironte që Ronaldo të transferohej te Real Madridi

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 01:07
Ronaldo dhe Ferguson

Cristiano Ronaldo është tema kryesore e këtij muaji në futboll.

Lajmi për dëshirën e shprehur nga ai për t’u larguar nga Real Madrid, ka lënë pa fjalë shumë kë, kur dihet se nuk kanë kaluar shumë kohë nga kontrata e tij e fundit e nënshkruar me ‘Los Blancos’.

Derisa sot po flitet për të ardhmen e tij dhe largimin nga Real Madrid, para tetë viteve ish trajneri i Manchester United,Alex Ferguson, nuk ka dëshiruar që portugezi t’i bashkohet skuadrës mbretërore, por Barcelonsë.

Trajneri legjendar skocez i kishte shkruar një letër ish presidentit të Real Madridit, Ramon Calderon, duke i kërkuar të ndalojë çdo tentativë për ta bindur Ronaldon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat