Skrtel rikthehet në Ligën Premier

Futboll

Skrtel rikthehet në Ligën Premier

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 06:59
Martin Skrtel

Martin Skrtel është afër të rikthehet në Ligën Premier.

Pas aventurës jo të mirë në kampionatin turk, Skrtel ka vendosur të rikthehet në Angli.

Mbrojtësi sllovak ishte pjesë e gjigantit turk Fenerbahçe por nuk është ndarë i kënaqur me këtë klub.

32-vjeçari pritet të nënshkruajë gjatë fillimit të muajit të ri me skuadrën uellsiane Swansea.

Ky transferim do t’i kushtojë Swanseas rreth katër milionë euro.

Skrtel do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me skuadrën që siguroi mbijetesën dy xhiro para fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat