Juventusi kërkon Renato Sanchesin

Futboll

Juventusi kërkon Renato Sanchesin

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 08:41
Renato Sanches

Sipas Mediaset Premium, Juventusi i ka kërkuar Bayern Munichut, Renato Sanchesin një marrëveshje dyvjeçare me huazim, i cili mban opsionin për të blerë plotësisht.

Kjo marrëveshje do të ishte e ngjashme me formulën me të cilën bardhezinjtë i dorëzuan Kingsley Comanin Bayernit në verën e vitit 2015.

Gjermanët përfundimisht vendosën mundësinë e tyre për të blerë Comanin për 21 milionë euro dy vjet pas huazimit prej shtatë milionë eurosh.

Mesfushori kreativ, Renato Sanches ishte një investim i madh për ekipin e Bundesligës, që arriti nga Benfica me një kosto prej 35 milionë eurove.

19-vjeçari arriti vetëm 25 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, por pak prej tyre në formacionin titullar dhe ai dëshiron më shumë kohë të lojës pasi dëshiron të vazhdoj zhvillimin e tij.

Tani Mediaset Premium pretendon se Juventusi ka ofruar marrëveshje për të marrë reprezentuesin portugez për një përvojë huazimi dyvjeçare.

Të dy klubet gjithashtu bënë një marrëveshje për Medhi Benatia, kështu që ka një raport të fortë midis tyre.

Juve aktualisht po negociojnë edhe për Douglas Costan dhe hezitojnë të paguajnë çmimin prej 50 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat