Spalletti: Totti nuk ka luajtur për shkak të Dzeko

Futboll

Spalletti: Totti nuk ka luajtur për shkak të Dzeko

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 19:39
Luciano Spalletti dhe Totti

Eksperti italian Luciano Spalletti i cili kohë më parë ka marrë Interin në bisedë me mediat italiane ka folur ndërmjet tjerash edhe për futbollistin legjendar Francesco Totti.

Në fakt, shumë veta ia kanë për të madhe Spallettit që në sezonin e fundit nuk i ka dhënë mundësi të shpeshta veteranit të klubi romak.

Trajneri italian është përgjigjur se si një herë e kishte lënë anash Totti, për të zgjedhur Edin Dzeko.

“Më thoni se kam karakter që kam mbajtur Francesco në bankë, por çështja është krejt ndryshe. Vetë kam përzgjedhur që të luajë Dzeko”, ka thënë Spalletti për Gazzetta dello Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat