Ofertë për Ronaldon: Jemi më të mirët në Ligën e dytë, do të dhurojmë edhe një veturë

Futboll

Ofertë për Ronaldon: Jemi më të mirët në Ligën e dytë, do të dhurojmë edhe një veturë

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 11:00
Cristiano Ronaldo

Vetëm para një jave, pas disa ngjarjeve shokuese, dolën lajmet se Cristiano Ronaldo ka informuar Los Blancos se dëshiron ta lë Bernabeun.

Lajmet erdhën pasi zyrtarët ligjorë të Spanjës thanë se Ronaldo u kishte ikur taksave në periudhën mes vitit 2011 dhe 2014, duke fshehur kështu 14.7 milionë euro.

Parisi dhe Man Utd janë dy prej klubeve me të cilat është lidhur më së shumti Ronaldo këto ditë nga mediat për një kalim të mundshëm.

Tani, një ofertë e re ka ardhur në drejtim të Ronaldos, nga një skuadër irlandeze – Shountrade AFC, që është nga Limerick. Klubi ia shkroi një kërkesë zyrtare fituesit të katërfishtë të Topit të Artë dhe kërkesa është mjaft qesharake

Në kërkesën e tyre, mes tjerash klubi i thotë Ronaldos

“Agjenti yt nuk na ka kontaktuar ende, por mos u mërzit. Para se të na pyesësh, përgjigja është po. Natyrisht se do të ishim të kënaqur që të të merrnim.

Thonë se jeta ka të bëjë me kohën, dhe shikoje veten, je bërë i gatshëm tamam në momentin kur kemi nevojë për ty.

Në rast se nuk e di, në Ligën e Dytë të Futbollit ne jemi të rëndësishëm. Kemi përfunduar të tretit këtë vit në ligë. Kemi mundur të dalim më mirë por kemi pasur lëndime dhe dhimbje koke. Por cili klub nuk i ka këto probleme. Mos u shqetëso për paratë. Duhet vetëm të mbledhim pak fonde dhe do t’i kemi në dorë. Tani problemi është se nuk kemi fanellë me numrin 7 për ty, por kemi një me numrin 10 dhe emrin tënd në të. Një nga djelmoshat tanë do të sponzorizojë një veturë për ty.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat