Qeveria e Maqedonisë: Problemet do të zgjidhen, Super Kupa do të luhet në Shkup

Futboll

Qeveria e Maqedonisë: Problemet do të zgjidhen, Super Kupa do të luhet në Shkup

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 16:35
Superkupa

Qeveria e Republikës së Maqedonisë do të bëjë të pamundurën në mënyrë që të mënjanojë të gjitha ato vërejtje të cilat erdhën nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) lidhur me finalen e Super Kupës mes Manchester United dhe Realit të Madridit e cila është caktuar të luhet në Shkup, njoftoi në një konferencë për mediat sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.

"Qeveria dëshiron të promovojë Republikën e Maqedonisë në dritën më të mirë të mundshme prandaj përskaj pengesave që po bëhen nga disa struktura brenda, Super Kupa, megjithatë do të mbahet në Shkup”, tha Rashkovski.

Ai shtoi më tej se vendi ka qenë i privilegjuar të fitoj pjesën organizuese të Super Kupës, prandaj siç tha, vërejtjet të cilat i janë adresuar Federatës Futbollistike të Maqedonisë dhe PUIG-së, përkatësisht Shoqatës aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste, do ta mënjanohen me kohë.

Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Mawedonisë, Dragi Rashkovski sqaroi se problemet do të duhet të zgjidhen deri më 21 korrik, pasi siç tha, më 23 korrik do të bëhet kontrolli final në bazë të të cilit do të vendoset nëse Super Kupa do të mbahet në Shkup apo jo.

Sipas tij vërejtjet e UEFA-s për gjendjen e stadiumit "Filipi i Dytë" në Shkup janë notuar në të gjitha raportet prej shtatorit të vitit 2015 e këndej dhe shtoi se raportin e fundit të dërguar FFM-së më 15 qershor të këtij viti, Federata e ka ruajtur shtatë ditë pas çka ia ka dërguar Qeverisë.

Të gjitha punët, thekson ai, kanë mundur të bëhen me kohë, ndërsa në gjashtë muajt e fundit, për shkak të shkaqeve të pakuptueshme, nuk është punuar aspak.

Si vërejtje kryesore të UEFA-s për gjendjen e stadiumit janë mungesa e pajisjeve klimatizuese, hapësirës për stacionim të automjeteve raportuese, infrastrukturës për rrjet interneti dhe qasje drejt internetit në pajtim me kapacitetin e stadiumit, plane për evakuim, rrethojat e palyera, sipërfaqet e pagëlqeruara të stadiumit, mungesa e përçimit adekuat në rast të mungesës së energjisë elektrike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat