Trepça 89 zhvilloi stërvitjen e fundit në Kosovë

Futboll

Trepça 89 zhvilloi stërvitjen e fundit në Kosovë

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 21:11
Trepça 89

Trepça 89 u kthye të premtën në Kosovë pas qëndrimit 2 javorë në Maribor të Sllovenisë ku bënë përgatitjet për Ligën e Kampionëve. Qëndrimin afro 24h në Mitrovicë para nisjes për Ishujt Faroe, trajneri Zekirija Ramadani e shfrytëzoi për të zhvilluar stërvitjen e fundit në Kosovë.

Rreth 1 orë e 40 minuta zgjati stërvitja, ku prezent ishin të gjithë futbollistët e licencuar për tu paraqitur ndaj Vikingur, përveç mbrojtësit Kaba Sambu që ka pësuar një lëndim, i cili i’a pamundëson atij paraqitjen në ndeshjen e parë. Portieri Bledar Hajdini aktualisht është në pikëpyetje, përshkak të një lëndimi që pësoi në ballafaqim me mbrojtësin Lapidar Lladrovci. Hajdini gjatë stërvitjes bëri vetëm vrapime të lehta. Trajneri Zekirija Ramadani u shpreh i lumtur me punën e futbollistëve.

“Jam shumë i kënaqur me seriozitetin dhe disiplinën e lojtarëve. Se jemi të ri në këtë garë, marrim pjesë për herë të parë në Ligën e Kampionëve. E kemi bë një analizë të cilat duhet ta bëjmë teknike te truri i lojtarit, te levizjet e futbolliteve qe te mos kemi asnje problem ne ndeshjen kunder Vikingur” deklaroi Ramadani për Supersport.
Trepça 89 do të niset të dielën në mengjes fillimisht drejt Danimarkës. Një natë do të qëndrojnë në Kopenhagë, pastaj vazhdojnë të hënën në Ishujt Faroe, dhe pasdite pritet ta zhvillojnë stërvitjen e fundit. Ndërsa ndeshja e rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër Vikingur, zhvillohet të martën në ora 20:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat