Kapiteni Leonard Krasniqi do takojë Neymar në kuadër të finales së "Neymar Jr

Futboll

Kapiteni Leonard Krasniqi do takojë Neymar në kuadër të finales së "Neymar Jr

Nga: Fitim Dika Më: 25 qershor 2017 Në ora: 05:10
Mes futbollistëve edhe shqiptari i talentuar Leonard Krasniqi

Një ëndërr për klubin e futbollit të Luzerner Hinterland: Ata fituan në Zürich finalen e futbollit “Neymar Jr's Five” nga Red Bull dhe tani mund të fluturojnë drejt Brazilit. Mes tyre edhe shqiptari i talentuar Leonard Krasniqi, shkruan “20min”.

Pesë talentë të Luzernit do takojnë yllin botëror të futbollit: bëhet fjalë për klubin Grejzat nga Luzern të cilët të dielën (18 qershor) në finalen zvicerane 5 vs 5 fituan të gjithë klubet tjera në kuadër të turnirit të futbollit  “Neymar Jr's Five”. Tani ata kanë siguruar biletat për t’u takuar me Neymar në Brazil gjatë 7 dhe 8 korrikut.

Turniri ishte mjaft mirë i organizuar ku merrnin pjesë 27.000 klube dhe mbi 100.000 lojtarë nga e gjithë bota. Ata kanë luajtur në 400 ndeshje kualifikuese, prej të cilëve u shënuan 21'800 gola.

«Nuk mund ta konceptojmë»

Leonard Krashiqi (20) nga rajoni ëillisau si kapiten dërgoi klubin drejt fitores. “Është vërtet e pabesueshme, që ne mundemi tani të fluturojmë drejt Brazilit për finale. Mezi e konceptojmë. Por ne me vullnet udhëtuam drejt Zürich, duke fituar, pasi i njohim cilësitë tona,” thotë 20 vjeçari, përcjell botasot.info. Në Brazil ai mendon se loja do jetë tepër e vështirë, por jo e pamundur për t’u fituar.

Neymar i gëzuar për luzernasit

Krashiqi me lojtarët tjerë janë tepër të gëzuar që tani do kenë mundësinë për t’u takuar edhe me Neymar. “Është nder për t’u takuar me lojtarë të  klasit botëror si Neymar,” vijoi më tej 20 vjeçari me origjinë shqiptare.

Por gjithashtu edhe sulmuesi i Barcelonës gëzohet për takimin me djemtë nga Luzerni: “Ishte gjeniale kur u takuam me lojtarët e vitit të fundit. Tani gëzohem të shoh sesi do shkojë finalja botërore në Instituto de Praia Grande,” tha Neymar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat