Nëse dështon Verratti, Barcelona zëvendësuesin e tij e ka në Atletico

Futboll

Nëse dështon Verratti, Barcelona zëvendësuesin e tij e ka në Atletico

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 08:28
Marco Verratti

Barcelona ka kthyer edhe një herë tjetër vëmendjen nga mesfushori spanjoll i Atletico Madridit, Saul Ninguez

Drejtuesit e Barcelonës zgjedhje të parë për mesfushë e kanë futbollistin fantastik të PSG-së, italianin Marco Verratti.

Transferimi i tij do të jetë shumë i vështirë, ku përvec çmimit të tij shumë të lartë dhe vendosmërisë së skuadrës francez për të mos e shitur, lojtari ka kontratë deri në vitin 2021.

Kjo ka bërë që Barcelona të kërkojë edhe për alternativa tjera, ku sipas AS, zëvendësues i Verrattit luan në Atletico Madrid.

Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll, Saul Ninguez, i cili edhe më herët ishte në planet e Barcelonës.

Por, sanksionimi i FIFA-s ndaj Atleticos, ka bërë që skuadra madrilene të mos mendojë për shitjen e yjeve të skuadrës, pasi nuk mund t’i zëvendësojë ata.

Pani i Barcelonës është që të mos hyjnë fare në bisedime me Atleticon, por të paguajnë klauzolën 80 milionëshe të lojtarit. 

Image
Saul Ninguez
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat