Shala apo njeriu që ngriti dy gishta midis Serbisë:  Jam mirënjohës për punën e gazetës ‘Bota sot

Futboll

Shala apo njeriu që ngriti dy gishta midis Serbisë:  Jam mirënjohës për punën e gazetës ‘Bota sot

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2017 Në ora: 13:43
Kujtim Shala

Ish-futbollisti i mirënjohur shqiptar, Kujtim Shala, një periudhë edhe kryetrajner i Prishtinës, uron gazetën kombëtare “Bota sot”. Shala është futbollisti më i mirë që ka pasur shteti i Kosovës, i cili ka luajtur edhe për kombëtaren e Kroacisë dhe gjithmonë ka qenë halë në sy për regjimin kriminal të Serbisë.

“Jam mirënjohës për punën tuaj ,ju uroj edhe me shumë suksese”, shkruan Kujtim Shala, duke postuar edhe mirënjohjen e gazetës kombëtare “Bota sot” që e kishte marrë në vitin 2000, ku ishte shpallur: Sportisti shqiptar në vitin 2000 në Diasporë. Në fakt, Shala sa ishte në Dinamo Zagrebi, në një ndeshje futbolli në Nish (në garat e Ligës së Parë Federative të Jugosllavisë), kishte ngritur dy gishtërinj pikërisht në fund të viteve të 80-ta, duke shkaktuar nervozizëm të paparë të serbët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat