Merkato, lajmet e fundit nga Primera Division

Futboll

Merkato, lajmet e fundit nga Primera Division

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 11:24
Paulinho

Luis Muriel lë Italinë për Spanjën. Pasi rinovoi kontratën deri në vitin 2021 me Sampdorian, sulmuesi kolumbian është vetëm një hap larg transferimit te Sevilla. Skuadra andaluziane ka arritur akordin me klubin dorian për të blerë kartonin e Muriel duke mposhtur konkurencën e Lazios dhe Valencias. Për 26-vjecarin, Sevilla do ti paguajë Sampdorias 22 milionë Euro, plus 6 milionë të tjera në formë bonusesh. Sulmuesi i Los Cafeteros do të firmosë me klubin e La Ligas një kontratë 4-vjecare nga e cila do të përfitojë 2 milionë Euro në sezon.

Paulinho nuk do të transferohet te Barcelona. Mesfushori i kombëtares braziliane është një nga dëshirat e klubit blaugrana për repartin e ndërmjetëm, por janë të pakta shanset që ish lojtari i Tottenhamit të largohet nga Guangzhou Evergrande. Për të blinduar 28-vjecarin kanë mjaftuar disa deklarata të trajnerit Luiz Felipe Scolari, me numrin 1 të Guangzhou Evergrandes që është shprehur se klubet kineze nuk lejojnë të largohen lojtarët e tyre më të mirë.

Mariano Diaz do të qëndrojë në Spanjë. Sulmusi porto-rikan i cili ka gjetur pak hapësira te Reali i Madridit, do të largohet nga Los Blancos por nuk do të shkojë te Olympique Lyon sic flitej. Sëfundmi në skenë për të ardhmen e 24-vjecarit ka dalë Espanyoli me klubin katalanas që po shfrytëzon raportet e mira që ka me Realin për të marrë shërbimet e Diaz. Gjithsesi në marrëveshjen e shitjes së Marianos te Espanyoli do të përfshihet klauzola që Los Blancos mund të riblejnë lojtarin pas një apo 2 sezonesh sic ka ndodhur në të kaluarën me emra të tillë si Dani Carvajal apo Alvaro Morata.

Diego Llorente është zyrtarisht lojtari më i ri i Real Sociedadit. Drejtuesit e klubit bask, arritën marrëveshjen me Realin e Madridit që kishte pronësinë e futbollistit por që sezonin e fundit luajti i huazuar te Malaga. Kartoni i qëndërmbrojtësit të talentuar i kushtoi arkave të Real Sociedadit, 6 milionë Euro, ndërsa Diego Llorente firmosi një kontratë 5-vjecare me klubin nga San Sebastian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat