Sinan Osmani është i pikëlluar për vdekjen e shokut

Futboll

Sinan Osmani është i pikëlluar për vdekjen e shokut

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2017 Në ora: 11:35
Në foto shihet i ndjeri Agim Maloku, me xhemper të kuq

Është pikëlluar shumën trajneri i futbollit Sinan Osmani. Ai nuk mund të besoj se ish-futbollisti i mirënjohur Agim Maloku, ka ndërruar jetë. Maloku i takon brezit të artë të Lirisë, kur bënte gara në Ligën e Dytë Federative të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia.  Maloku me vite të tëra ka qenë edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. “Prizrenasit të dashur, me pikëllim në zemër mbrëmë mora lajmin për vdekjen e shokut dhe kolegut.

Agim Maloku ishte futbollist i KF Liria në kohëra të arta të Lirisë, ky njeri dha kontribut të madh klubit, duke i mbetur besnik për gjatë karrierës së vet. Agim Maloku përjetësisht në zemrat tona”, shkruan Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat