Kosova ngritet në këmbë në vitin 1983, kur Prishtina bëri historinë dhe e shkatërroi një klub serb

Futboll

Kosova ngritet në këmbë në vitin 1983, kur Prishtina bëri historinë dhe e shkatërroi një klub serb

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2017 Në ora: 13:19
Pamje nga një ndeshje e asaj kohe

Në vitin 1983 përkatësisht me 19 qershor, në kryeqytetin e Kosovës, ishte festë e madhe, nga tërë Kosova e nga të gjitha trojet shqiptare, festohej hyrja e Prishtinës në Ligën e Parë të Ish-Jugosllavisë në futboll.  

Zhvillohej ndeshja e javës së 33-të ndërmjet Prishtinës dhe Radit të Beogradit, të cilën e fituan prishtinasit me rezultat 3:0, por para kësaj sfide kishte filluar festa e madhe në rrugët e Prishtinës, këngë besë - besë e brohoritje nëpër qytet. Stadiumi vlonte. Fadil Vokrri me shokë dhanë maksimumin dhe e dërmuan Radin, në praninë e 30 mijë shikuesve. Prishtina vlonte nga festa, për herë të parë në histori ngjitej në elitë, që qëndrojë plot pesë vjet.  Kjo kremte nuk harrohej kurrë. Gjeneratë e artë, e paharruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat