Interi punon në heshtje

Futboll

Interi punon në heshtje

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 18:10
Walter Sabatini

Drejtori i Interit, Walter Sabatini, shprehet se punohet me përkushtim e në heshtje në realizimin e synimeve në afatin kalimtar. Zikaltrit mëtojnë të përforcohen me futbollistë ku kanë më së shumti nevojë dhe të arrijnë në nivelet e larta.

“Nuk ka asgjë me rëndësi për momentin. Unë nuk mund të përgjigjem sepse duhet të flas nga pak për të gjithë. Interi po punon, mos u mërzitni, po punojmë mirë dhe në heshtje”, tha Sabatini. Interi pretendon të përgatitët sa më mirë për edicionin e ri në Serie A, pasi që ka mbetur jashtë garave evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat