Ronaldo është i zemëruar

Futboll

Ronaldo është i zemëruar

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 13:10
Cristiano Ronaldo

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, beson se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në klub, edhe pse ai pranon se portugezi është i zemëruar. 32-vjeçari është akuzuar për evazion fiskal nga autoritetet në Spanjë dhe raportet në Portugali, më parë, këtë muaj, sugjeruan se Ronaldo dëshiron të largohet nga Madridi. Perez nuk e mohoi se Ronaldo është i mërzitur, me sa duket me klubin, për dështimin që ta mbështesë më fort atë, por thotë se mendon se superstari nuk do të largohet. “Unë e di se Cristiano është i zemëruar, por mendoj se ai do të qëndrojë, – tha Perez për “esRadio”. – Unë nuk kam folur me të. E vetmja gjë që duhet të bëhet është të presim dhe të flasim pas Kupës së Konfederatave, ku Ronaldo është i angazhuar me kombëtaren e tij”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat