Mourinho po punon fshehurazi, po përgatit këtë transferim të madh

Futboll

Mourinho po punon fshehurazi, po përgatit këtë transferim të madh

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 00:00
Mourinho

Jose Mourinho ka vendosur që këtë verë të sjellë emra të dëshmuar në mesfushë, për t’ia lehtësuar punën Paul Pogbas, futbollistit më të shtrenjtë në botë.

Në Britani thonë se Manchester United tashmë ka siguruar shërbimet e Nemanja Maticit, mesfushorit të Chelsea.

Por Matic nuk do të jetë emri i vetëm që do të vesh fanellën e Unitedit. Jose Mourinho po kërkon me ngul edhe mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan.

‘Gazetta dello Sport’ bën të ditur se ka disa ditë që Jose Mourinho është duke punuar fshehurazi për të siguruar shërbimet e reprezentuesit belg, për të cilin do t’i ofrojë Romën 45 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat