Ramadani: Fajtor kryesor për këtë ndeshje jam unë

Futboll

Ramadani: Fajtor kryesor për këtë ndeshje jam unë

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 20:20
Trajneri i Trepçës ’89, Zekirija Ramadani

(E plotësuar) - Trajneri i Trepçës’89, Zikrija Ramadani tha se përgjegjësia për humbjen ndaj Vikingur, bie mbi të dhe e ndjen vetën fajtor kryesor për humbjen e thellë.

Ai gjatë një prononcimi për media, sonte pas përfundimit të takimit, tha se largohet pa asnjë problem nga klubi, pasi ai ka bërë zëvendësimet.

Ramadani: Unë largohem pa asnjë problem

“Unë largohem pa asnjë problem, sepse futbollistët dhanë maksimumin. Fajtor kryesor për këtë ndeshje jam unë dhe askush tjetër. Unë bëra zëvendësimet dhe unë mendova se do të dalim më mirë”, tha Ramadani, raporton KosovaPress.

Ai po ashtu vlerësoi se eksperienca ishte në anën e kundërshtarëve.

Ramadani: U ndëshkuam shumë lehtë

“Nëse ju do t’i kishit përcjell gjitha ndeshjet, edhe kontrolluese, më të vërteta këta futbollistë që kanë luajtur sot kanë qenë në formën më të mirë dhe ua tash për atë trajneri merr përgjegjësin, se trajneri vendos edhe për formacionin dhe për stilin edhe për sistemin e lojës. Pika kryesore e çalimit tonë është në eksperiencë. Duhet se pari edukimi, sepse nuk është kampionat kosovar dhe se arbitrit nga një herë që ta fal, e këtu nuk të falë asnjëherë. U ndëshkuam shumë lehtë më kartonë dhe normal eksperienca e kundërshtarit më sulme na në shënuan dy gola”, tha Ramadani.

Trepça’89 para shikuesve të vet sot pësoi humbje nga skuadra e Ishujve Faroe, Vikingur me rezultat 4-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 6-2, me kaq mori fund ëndrra e shumëpritur e skuadrës nga Mitrovica që të kualifikohet në raundin e dytë.

Trajneri i Trepçës ’89 ofron dorëheqjen

Trajneri i Trepçës ’89, Zekirija Ramadani ka thënë se do të largohet nga posti i trajnerit të Trepçës ’89 nëse i kërkohet.

Në një prononcim për Supersport Kosova, pas përfundimit të ndeshjes me Vikingurin, Ramadani ka thënë se të ardhmën e tij do t’ia lë në dorë presidentit të klubit, Abedin Zekës.

“Unë marr përgjgjësinë 100 për qind për këtë humbje. Kam pritur një ndeshje të mirë sot, por prapë unë e marr përgjegjësinë. Do të largohem nëse më kërkohet. Presidenti do të vendos”, ka thënë Ramadani.

Trepça ’89 u eleminua në raundin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve ndaj Vikingur Gotas, skuadrës së Ishujve Faroe.

Mitrovicasit e pësuan me rezultat 6-1 në rezultat të përgjithshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat