Shkëndija beson se do ta mundin skuadrën finlandeze

Futboll

Shkëndija beson se do ta mundin skuadrën finlandeze

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 16:08
Pamje nga konferenca

Trajneri i Shkëndijes nga Tetova, Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani, besojnë e shpresojnë se do të dalin triumfues në përballje kundër HJK Helsinki, në ndeshjen e rrethit të dytë të eliminatorëve të Europa League në futboll. Shkëndija-HJK Helsinki zhvillohet të enjten (18.00) në Strumicë. Pasi eliminuan në mënyrë bindëse (7:0, rezultati i përgjithshëm) Dacian e Moldavisë, futbollistët e  Shkëndijës maksimalisht janë koncentruar për sfidat e radhës.  Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë brenda klubit, motivi i madh para kësaj sfide. “Pas kualifikimit në këtë rreth të garave të Europa League ne e shfrytëzuam këtë periudhë për t’u përgatitur e për t’i përmirësuar gabimet që patëm kundër Dacias, edhe pse ishin të pakta, por sërish kishte gabime. Në këtë raund na pret skuadra e Helsinkit e cila realisht është ekip më kualitative se Dacia ashtu që ne maksimalisht seriozisht e presim këtë ndeshje dhe do të dalim për të nxjerrë rezultat pozitiv”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, kapiteni Hasani  tha se është një kundërshtar shumë i fortë, por beson në fitore. “Kemi para kundërshtar të fortë. Pas ndeshjeve që treguam në raundin e parë kundër Dacas edhe pse kishim rezultat të mirë, kjo nuk do të thotë se do ta kemi të lehtë në raundin e dytë, pasi kemi përballë kundërshtar të fortë. Mirëpo nëse përsërisim paraqitjet si në raundin e parë, me maksimumin e të gjithëve mendoj do të arrijmë rezultat pozitiv”, tha Hasani. “Kuqezinjtë” janë vendosur në Strumicë, ndërsa në orën 19.00 do të zhvillojnë seancë stërvitore në stadiumin “Mlladost”.

Njohësit e futbollit e konsiderojnë se Shkëndija ka forcë për të arritur sa më lartë në Europa League, të paktën në fazën grupore. Vitin e kaluar për një fije të flokut mbeten jashtë fazës grupore, ndërsa këtë edicion do të luftojnë me mish e më shpirt të realizojnë këtë objektiv.  Bastet e favorizojnë Shkëndijen ndaj rivalit. “Bwin” për fitoren e Shkëndijes e ka koeficientin 1.85, kurse për barazim 3.20, kurse për fitoren e Helsinkit sillet 4.00. “Expekt”  për triumfin e Shkëndijes e ka koeficientin 1.95, për barazim 3:15, ndërsa për fitoren e skuadrës finlandeze 3.75, kurse “bet365” e ka 1.91 për fitoren e tetovarëve, për barazim 3.40 dhe për triumfin e rivalit sillet 4.00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat