Podolski: Ajo që ndodh mbrapa skenës nuk ka lidhje me futbollin

Futboll

Podolski: Ajo që ndodh mbrapa skenës nuk ka lidhje me futbollin

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 19:13
Lukas Podolski

Lukas Podolski është shprehur për Sport Bild se Super League kineze nuk do t’i bashkohet kurrë elitës pasi çfarë ndodh ajo që ndodh pas kuintave nuk ka lidhjen më të vogël me futbollin.

Ish-sulmuesi i kombëtares gjermane u largua nga Galatasaray duke u transferuar te japonezët Vissel Kobe ku ka firmosur një kontratë dyvjeçare por në javët e mëparshme është përfolur për një kalim në Kinë. Raportohet se ai ka siguruar një rrogë vjetore 10 milionë euro në Japoni dhe, teksa ka pranuar se mund të kishte bërë më shumë para në Kinë, ai ka shprehur pakënaqësitë e tij për mënyrën se si bëhet biznesi aty.

“Patjetër, është tunduese kur dëgjon se mund të fitosh 15 apo 20 milionë euro në vit në Kinë, por mënyra e negociatave, me tetë, nëntë agjentë në të njëjtën kohë, është gati-gati kriminale,” shprehet Poldi.

32-vjeçari është shprehur se rrogat mund të jenë më të larta, por ajo që shkon në llogarinë tënde është shumë më pak për shkak të kanaleve të errëta që janë përfshirë. Megjithëse Kina ka qenë një destinacion i pëlqyer nga yjet e futbollit në kohët e fundit, Podolski thotë se vetë liga nuk do të ketë një të ardhme nëse vazhdon me këtë rrugë. “Më pëlqen Kina, kam shumë tifozë aty, por futbolli aty nuk ka për të arritur asnjëherë nivelin e kampionateve evropiane, dhe kjo për shkak të mënyrës se si sillen. Ajo që ndodh mbrapa skenës nuk ka lidhje me futbollin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat