Alarm për bombë në stadiumin ku stërvitet Real Madridi

Futboll

Alarm për bombë në stadiumin ku stërvitet Real Madridi

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 12:07
Pamje e stadiumit

Alarmi për një pako të dyshimtë, shkaktoi panik te futbollistët e Realit dhe tifozët që ishin mbledhur në kampusin univeristar të Kalifornisë, vend në të cilin do të zhvillohen edhe disa takime të turneut “International Cup”.

Qindra banorë që qëndrojnë në ketë kampus u evakuuan nga konviktet e tyre mbrëmjen e të mërkurës pas njoftimit nga policia për një pako të dyshimtë dhe telefonatave kërcënuese të mbërritura.

Pas kontrolleve të bëra rezultoi se kërcënimi ishte fals dhe pakoja nuk kishte të bënte me lëndë plasëse. Banorët u lejuan të ktheheshin në konviktet e tyre dhe të rifillonin aktivitetin normal.

Ditën e djeshme Reali i Madridit kishte kryer vetëm një seancë stërvitore në ketë ambient, ndërkohë gjatë pasdites ata kishin programuar një tjetër seancë stërvitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat