Beqiri: Me Osmanin jemi më të fortë

Futboll

Beqiri: Me Osmanin jemi më të fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 korrik 2017 Në ora: 14:07
Labinot Osmani në aksion

Labinot Osmani është rikthyer në klubin amë, Vushtrria. Osmani një kohë luajti me sukses në FC Hysi (klub i shuar), pastaj vazhdojë në Prishtinë e Feronikel të Drenasit. Drejtori sportiv i FC Vushtrria, Ridvan Beqiri, bëri të ditur për gazetën kombëtare “Bota sot”, se me Osmanin do të jenë edhe më të fortë.

“Pas disa vjetësh Osmani rikthehet në Vushtrri. Skuadra jonë pretendon rikthimin në Superligë. Me futbollistë që kemi pasur dhe me disa jemi në bisedime jashtë Vushtrrisë, synojmë t’i rikthejmë në ekip dhe të jemi të kompletuar. Shumica e lojtarëve që kemi, shprehen dëshirën të mbeten në klub.  Besoj se do të jetë një vit i mbarë për ne”, tha Beqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat