Neymar mund të kishte shkuar te Real Madridi

Futboll

Neymar mund të kishte shkuar te Real Madridi

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 20:44
Neymar

Ylli brazilian i futbollit mund të kishte shkuar te Real Madridi, nëse do të vepronte sipas kërkesës së agjentit të tij.

Ish-agjenti i Neymar Santos, Wagner Ribeiro ka zbuluar se ai donte që braziliani të bënte një lëvizje drejt Real Madrid në vitin 2013, raporton Goal.

Ribeiro tha se Madridi dhe Chelsea e kërkonin Neymar, krahas Barcelonës dhe kshilla e tij ishte që Neymar ta zgjidhte Real Madridin, për shkak të pagesë së mirë që do të përfitonte nga klubi.  

"Ekonomikisht, kjo ishte një ofertë më e mirë për Santos. Por ai vendosi të shkojë në Barcelonë, sepse ai ishte ekipi i zemrës së tij", tha ish agjenti i Neymarit, i cili tani nuk është më agjenti i tij, pasi këtë punë po e kryen babai i lojtarit brazilian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat