Tifozët më të zjarrtë në Kosovë, ‘Skifterat’ janë të mërzitur që humbën mikun e madh. Tifozët e Gjilanit ‘Skifterat’ në faqen e tyre zyrtare shprehjen dhimbjen e tyre.
“Shprehim keqardhje dhe bashkndjejmë dhimbje me familjen dhe shoqërinë e të ndjerit Sokol Mehmeti.
Një skifter i vjetër dhe shembull për të gjithë ne do t'i mungojë shokëve Skiftera, FC Gjilani-t dhe Kombëtares tonë.
Pusho në paqe shoku jonë!”, shkruhet në faqen e tyre.