E refuzon një ofertë të rëndësishme, Ibrahimovic konfirmon të ardhmen

Futboll

E refuzon një ofertë të rëndësishme, Ibrahimovic konfirmon të ardhmen

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 13:58
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi suedez nuk dëshiron të largohet nga Manchester United pasi ndihet mirë aty.

Mediat angleze kanë raportuar se Ibrahimovic së fundmi ka refuzuar një ofertë zyrtare.

Los Angeles Galaxy ka kërkuar shërbimet e suedezit duke i ofruar kontratë dy vjeçare por që ky i fundit i ka refuzuar ata.

Qëllimi i Ibrahimovic është të vazhdoj kontratën edhe për një vit tjetër me ‘Djajtë e Kuq’, pasi dëshiron të fitojë trofe në Angli.

Ditë më parë, trajneri portugez Jose Mourinho e la të hapur derën për rikthimin e suedezit, që është duke u shëruar nga lëndimi në gju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat