Panucci te Shqipëria, FSHF: Ende s’ka asgjë

Futboll

Panucci te Shqipëria, FSHF: Ende s’ka asgjë

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 16:31
Kombëtarja e Shqipërisë

Ish futbollisti i mirënjohur italian, Christian Panucci, pritet të emërohet përzgjedhës i ri i kombëtares së Shqipërisë. Flitet se është përzgjedhës i ri, por FSHF ka reaguar, sipas tyre, ende nuk ka asgjë zyrtare. “FSHF kërkon të bëjë me dije opinionin publik që vazhdon intensivisht negociatat intensive për trajnerin e ardhshëm të ekipit kombëtar të futbollit.

Asgjë për momentin nuk është zyrtarizuar apo konfirmuar, teksa presidenti Duka vijon negociatat e tij me kandidatet përkatës për trajnerin e skuadrës përfaqësuese të futbollit. Ne orët në vijim do të konfirmohet zyrtarisht zgjedhja e FSHF për drejtimin e pankinës kuqezi të kombëtares. Nëpërmjet kanaleve tona të komunikimit në orët në vazhdim do të bëhet publike çdo gjë”, thuhet nga FSHF.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat