Keita Balde drejt Interit, Hristov është i Fiorentinës

Futboll

Keita Balde drejt Interit, Hristov është i Fiorentinës

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 22:08
Keita Balde

Shtohen zërat për transferimin e Keita Balde te Interi. 22-vjeçari kërkohet me insistim nga zikaltërit dhe nga ana tjetër vet lojtari është larguar nga grumbullimi me skuadrën për të takuar të fejuarën e tij. Mësohet se oferta e Interit për bardhekaltërit është 22 mln Euro, ndërsa vet Balde-s i ofron 3 mln në sezon plus bonuset.

Petko Hristov është zyrtarisht përforcimi i radhës i Fiorentinës. Lajmin e konfirmoi vet klubi vjollcë përmes një postimi në faqen zyrtare. 18-vjeçari vjen nga skuadra e Slavia Sofia dhe firmosi kontratë deri në 2022. Në sezonin e kaluar Hristov është aktivizuar në 30 ndeshje mes Kampionatit dhe Kupës me fanellën e klubit bullgar.

Roma nuk dorëzohet për Riyad Mahrez të Leicester City. Drejtori Sportiv i verdhekuqëve, Monchi po përpilon një ofertë të re, prej 30 mln Eurosh për të bindur klubi anglez të lërë të lirë lojtarin anglez. Megjithatë edhe Arsenali është i interesuar për të firmosur me 26-vjeçarin edhe pse për momentin nuk dihet shifra që “topçinjtë” janë të gatshëm të ofrojnë për Mahrez.

“Sirena” italiane për Mateo Kovacic. Gazeta Spanjolle “AS”, shkruan se është duel mes Interit, Milanit dhe Napolit për shërbimet e kroatit. Në fakt duket se zikaltërit janë në avantazh ndaj dy klubeve të tjera, por duhet të bindin edhe vet lojtarin, pasi dëshira e Kovacic është që të qëndrojë te “Los Blancos”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat