Edhe mediat e huaja shkruajnë për martesën e fansit të Arsenalit nga Kosova

Futboll

Edhe mediat e huaja shkruajnë për martesën e fansit të Arsenalit nga Kosova

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 09:06
Kaltrim Agushaj

“Goal.com” ka publikuar një shkrim për një martesë të pazakontë në Kosovë.

Kaltrim Agushaj dasmën me tashmë gruan e tij, Edisonën, e shndërroi edhe në një lloj feste tifozësh.

“Një pjesë e festimeve ishte përqendruar në dashurinë e dytë të Kaltrimit – Arsenalin”, e nis shkrimin “Goal.com”.

Agushaj ka treguar për reagimin e të dashurës së tij, në momentin kur ka parë që fansa të Arsenalit të veshur me fanella kanë hyrë në sallën e dasmës.

“Ishte ide spontane e shokëve të mi që të vinin në dasmë me fanella të Arsenalit. Ishte pakë befasi për të gjithë, por jam i lumtur sepse në fund të gjithë ishin të kënaqur”, tha ai.

“Jam fans i Arsenalit që 17 vjet, prej vitit 2000. Pa Arsenalin jeta ime nuk do të kishte kuptim”.

“Reagimi i gruas ishte i çuditshëm sepse ajo nuk e priste. U befasua sepse ishte ditë e veçantë për të dhe për ne. Ajo u pajtua dhe ishte e lumtur në fund”, tregoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat