Optimisti i Interit

Futboll

Optimisti i Interit

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 11:02
Spalletti

“Unë shpresoj që skuadra të rritet sa më shumë, për të qenë kompetitive sezonin e ri”, ka qenë deklarata e dhënë sot nga trajneri i Interit, Luciano Spalletti, që pret edhe përforcimet e premtuara nga klubi, për të patur një Inter sa më kompetitiv sezonin e ri. Klubi ka premtuar 3-4 blerje të mëdha, por deri më tani asgjë e re nuk duket në horizont edhe pse thashethemet janë të mëdha. “Së shpejti do të mësoni gjithçka edhe pse çdo gjë bëhet nën dritën e diellit”, tha më tej Spalletti.

“Deri më tani puna ka shkuar mirë dhe humbja në miqësore ndaj Nurembergut nuk më shqetëson, pasi janë thjesht ndeshje përgatitore. Kemi disa dëmtime të vogla, por janë normale dhe të pranueshme në këtë periudhë, pasi lojtarët vijnë nga pushimet dhe ende nuk janë në formën optimale. Por po punojmë në të gjitha frontet për të ndërtuar një Inter të madh dhe fitues”, u shpreh trajneri zikaltër për mediat italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat