Thaçi: Prishtina do të ketë prurje që do të rrisin nivelin

Futboll

Thaçi: Prishtina do të ketë prurje që do të rrisin nivelin

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 12:23
Arsim Thaçi

Pas disa largimeve nga ekipi i Prishtinës e që nuk janë përfundimtare dhe të cilat varen edhe nga prurjet cilësore, Arsim Thaçi, kryetrajneri i skuadrës ka deklaruar, se është momenti për të menduar për ndeshjet ndërkombëtare. “Deri tani janë larguan disa lojtarë, si me kontrata po ashtu edhe pa kontrata. Këto nuk janë largime klasike, sepse të gjithë janë futbollistë të mirë, por me prurjet e reja cilësore në skuadër do të ishte e padenjë për shumicën nga ta të qëndrojnë në stol. Po ashtu, për futbollistët që kanë kontrata mund të huazohen dhe të mbesin ende futbollistë të Prishtinës, por të qëndrojnë në skuadër dhe mos të kenë mundësi të luajnë do të ishte stagnim i madh për ta dhe këtë nuk ua dëshiroj.

Po ashtu, asgjë e sigurt nuk është as me futbollistët e mbetur, sepse deri në përfundim të afatit kalimtar dhe varësisht nga përformanca e tyre në seanca stërvitore do të ketë edhe largime tjera të cilat do të zëvendësohen me futbollistë cilësor, kryesisht nga jashtë vendit. Është momenti të mendojmë për ndeshje ndërkombëtare dhe për to jemi bindur që duhen lojtarë cilësor që mund të bartin barrën në garat evropiane. Pra, te Prishtina do të ketë prurje që do të rrisin nivelin dhe cilësinë e futbollit të Kosovës”, ka thënë Thaçi për faqen e FC Prishtina.

“Unë dhe FC Prishtina i falënderoj për bashkëpunim dhe për kontributin të gjithë futbollistët që s’do të jenë më pjesë e Prishtinës”, tha Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat